KreuCelebrity

Ilir Shaqiri zbulon bisedën e fundit me Donaldin!

Balerini i njohur Ilir Shaqiri duket se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas“.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai tha se komunikimi pas Big Brother do të ishte i tepërt, aq më tepër në programin e tij, ku sipas Ilirit do flasë vetëm Donaldi.

“Nuk ka asgjë kundra Donaldit. Përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftesë nga ana e Donaldit, nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër. Ne kemi folur 136 ditë, dita e 137 do ishte e tepërt, aq më tepër në një program ‘Më lër të flas’, dhe që është e drejtë të flasë ai, kështu që është e kotë që të shkoj”, tha balerini.

Kujtojmë që Ilir Shaqiri dhe Donaldi ishin dy protagonistët kryesorë në shtëpinë “Big Brother VIP”, ku balerini mundi të fitojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF