Reperi i njohur, Gjiko, ka qenë i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas” dhe ka konfirmuar ribashkimin e Donald Veshajt dhe Bora Zemanin.
Në një moment gjatë fundit të intervistës, Gjiko iu drejtua Donaldit dhe i tha, “Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date”.
Aktori preferoi të mos flasë, duke mos pohuar apo mohuar, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur mjaftuan si një konfirmim nga ana e tij.
Kujtojmë që pak ditë më parë Bora dhe Donaldi u fotografuan së bashku duke bërë shopping në Itali.