Një tjetër sulm me armë zjarri është shënuar në SHBA.
Mësohet se një burrë ka qëlluar më armë zjarri dy gra në parkimin e një kishe në Iowa të SHBA-së.
Autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten jashtë Kishës Cornerstone, në lindje të Ames.
Ngjarja në Iowa u shënua menjëherë pas fjalimit të presidentit Joe Biden për çështjen e armëve pas të shtënave masive në Buffalo (Nju Jork), Ovalde (Texas) dhe Tulsa (Oklahoma).