Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen e tyre, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhej në deklaratën e Shakirës.
Çifti ishte së bashku që nga viti 2011, ndërsa ishin njohur gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj Waka Waka të Kupës së Botës.Edhe pse ata nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard sollën në jetë dy djem, Milanin, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, gjatë lidhjes së tyre.