Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre së bashku.
Thashethemet e fejesës rreth çiftit kanë qarkulluar prej disa kohësh, disa thashetheme thonë se regjisori i Thor i ka propozuar në gjunjë artistes natën e Krishlindjes.
Por duket se nuk ishte kështu, miqtë e Ritës kanë zbuluar nuk kishte “asnjë unazë” dhe se dyshja po planifikojnë një martesë të thjeshtë shumë shpejt për të “formalizuar” marrëdhënien e tyre.
Insajderi thotë se çifti, i cili “nuk mund të ishin më të lumtur” dhe është raportuar se dy yjet do të lidhin kurorën sapo të marrin pushimet, nga axhenda e tyre e ngjeshur.
Këngëtarja sapo ka përfunduar “The Voice of Australia”, teksa ishte juri, ndërsa regjisori Taika është i zënë duke punuar në një numër filmash.
“Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: ‘Unë dua të martohem me ty’. Është vërtet romantike dhe pikërisht ashtu siç janë bashkë”, tha një burim.
Ata vazhduan të pohonin se dyshja e dashur planifikojnë të bëhen burrë e grua jashtë vendit, përpara se të zhvillojnë një festë të madhe në Londër me të gjithë miqtë e tyre të famshëm.