KreuCelebrity

Brad Pitt padit sërish Angelina Jolie! Zbulohet arsyeja e radhës..

Aktori 58-vjeçar Brad Pitt ka ngritur një padi të re, duke e akuzuar aktoren 47-vjeçare Angelina Jolie se ka dëmtuar reputacionin e kompanisë së tyre të verës duke i shitur gjysmën e saj një “të huaji”.

Në vitin 2008, Pitt dhe Jolie të cilët kanë gjashtë fëmijë, blenë vreshtin dhe shtëpinë e Château Miraval në jug të Francës, ku më vonë u martuan në 2014 dhe kaluan disa pushime familjare së bashku gjatë gjithë marrëdhënies së tyre. Në blerjen e tyre përfshihej një rezidencë me 35 dhoma dhe vreshtin në pronësi, i cila ka qenë burimi i biznesit të tyre fitimprurës të verërave.

Kur ata blenë Miraval, thuhet se bënë një marrëveshje për të mos shitur kurrë aksionet personale në kompani pa pëlqimin e tjetrit.

Në një dosje të re gjyqësore në betejën e tij në vazhdim me Angelina për shitjen e Miraval, Brad pretendon se Angelina qëllimisht “kërkoi t’i shkaktonte dëm” atij duke shitur interesat e saj në kompaninë e verës, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura nga ekipi ligjor i Brad Pitt. Aktori hollivudian më tej po akuzon Angelian se nuk ka kontribuar për asgjë në suksesin e Miraval.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF