KreuCelebrity

Shpërthim i fuqishëm në dyqanin e Noizyt, shkatërrohet dhe lokali!

Mëngjesin e sotëm në një nga bizneset e reperit, Noizy është vendosur një sasi lënde plasëse.

Fillimisht për mediat u raportua se sasia e lëndës shpërthyese ishte vendosur në lokalin e reperit në Durrës, mirëpo sipas policisë mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e një butiku rrobash i cili është marrë me qira nga babai i reperit, Bashkim Rajku, ndërkohë si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali “Rigels Shisha Lounge”.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Kujtojmë se ky shpërthim vjen dy ditë pas sherrit të reperit Noizy me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, i njohur si  “Cllevio Serbiano”. Një video e publikuar në media tregonte se si Noizy kishte dhunuar Cllevion i cili ditën e djeshme bëri me dije se si pasojë e dhunës së ushtruar nga reperi kishte pësuar mpiksje gjaku në kokë.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF