KreuCelebrity

Britney Spears u martoka sot, zbulohen detaje nga dasma surprizë!

Britney Spears dhe Sam Asghari thuhet se do të martohen sot pas 7 muajsh të fejuar!

Burime për TMZ kanë bërë me dije se dasma do të mbahet të enjten, më 9 qershor.  Ceremonia do të jetë ekskluzive dhe private me një listë prej 100 të ftuarish. Pritet që Bryan, vëllai i Britney-it të jetë në dasmë kurse prindërit e saj dhe motra jo.

Ende nuk dihet ende çfarë do të zgjedhë Britney për ditën e saj të veçantë, por duke qenë se vizitat me Donatella Versace kanë qenë të afërta kohët e fundit, mundësia që fustani të dizenjohet prej saj nuk përjashtohet.

Lajmi i dasmës erdhi pak javë pasi çifti u përball me abortin spontan, të cilin e ndan si lajm edhe me ndjekësit.

I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, në një intervistë foli për unazën e fejesës që mori për Britney-n, si dhe për abortin e saj. Në fillim, Asghari hezitoi të diskutonte për abortin, por u hap pasi tregoi se sa shumë dëshironte të bëhej baba.

“Ne jemi pozitivë për gjithë këtë”, tha ai, duke iu referuar humbjes. “Është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Dhe një gjë e bukur që dëgjova ishte se ‘kur fëmija të jetë gati, do të vijë’… është një proces i zakonshëm dhe trupi i femrës është kaq i mahnitshëm, dhe thjesht trupi i njeriut në përgjithësi është aq i bukur saqë shërohet vetë”, tha Asghari.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF