KreuCelebrity

Djali i aktorit të njohur gjendet i vdekur në moshën 27-vjeçare!

Djali i yllit të “General Hospital”, Jack Wagner, është gjendur i vdekur në një parking në Los Angeles, Kaliforni.

27-vjeçari luftoi me varësinë ndaj drogës në të kaluarën, por është e paqartë nëse kjo luajti një rol në vdekjen e tij.

Në korrik 2016, ai u zhduk për gati një javë dhe më pas u rikthye sipas një deklarate të aktorit. “Unë do t’u kërkoj atyre që duan të ndajnë frikën, varësitë dhe vështirësitë e tyre, ta bëjnë këtë gjë me mua përmes Twitter. Mund të përballemi me të së bashku, po e nis unë i pari”, shkroi aktori në atë kohë .

“Kam frikë për sigurinë e djemve të mi më të vegjël”, rrëfeu ai në një tjetër postim në Twitter. “Harrison ka luftuar me drogën dhe alkoolin ashtu siç kam bërë kur isha më i ri”.

Të nesërmen, Jack përditësoi ndjekësit e tij për t’i bërë të ditur se kishte kontaktuar me djalin e tij, “Kam kontaktuar me Harrison. Ai është 21 vjeç në lule të rinisë së tij, ju lutemi vazhdoni të ndani betejat tuaja, kjo na ndihmon të gjithëve”.