Aktori i njohur Johnny Depp feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 59-vjeç.
Që pas gjyqit të famshëm me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, publiku riktheu vëmendjen nga aktori. Fansat kanë vërshuar në mediat sociale për ditëlindjen e tij duke vendosur hashtagun #HappyBirthdayJohnnyDepp.
Ai konsiderohet si një nga aktorët më të pashëm të hollivudit edhe pse është 59-vjeçar.
Kujtojmë që emri i Johnny Depp bën pjesë edhe në librin Guinness, si aktori më i paguar ndonjëherë.