KreuCelebrity

FOTO/ Princi William u pa duke shitur revistë bamirësie në qendër të Londrës!

Duka i Kembrixhit është parë në qendër të Londrës duke ndihmuar në shitjen e revistave për bamirësi.

Richard Hannant, i cili arriti të bënte një foto me princin tha se ai ishte “i mahnitshëm. Ishte shumë miqësor”.

Princi qëndroi në anë të rrugës me një person të pastrehë. “The Big Issue” është një revistë e shitur nga njerëz të pastrehë, njerëz të papunë dhe ata që kanë nevojë për para për të mos hyrë në borxhe.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë folur edhe më parë për përfshirjen e tyre në nisma bamirësie, shpesh të frymëzuara nga nëna e tij, princesha e ndjerë Diana.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF