KreuCelebrity

Detaje të reja nga ndarja e Shakirës dhe Piques!

Ndarja mes Shakirës dhe futbollistit Gerard Pique tërhoqi padyshim vëmendjen e të gjitha mediave botërore.

Ishte Shakira, ajo që konfirmoi spekulimet me anë të një deklarate nga agjencia e saj e komunikimit, se ajo dhe babai i dy fëmijëve të saj janë ndarë.

Mësohet  se vendimi për lëshimin e deklaratës ishte i njëanshëm nga ana e Shakirës dhe thhet se kjo lëvizje e befasoi mbrojtësin e Barcelonës. “Dikush shumë, shumë i afërt me Pique -n më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij. Ai u befasua shumë nga ndarja dhe deklarata që Shakira i dërgoi”, ka thënë gazetari Jose Antonio Aviles, në emisionin “Viva la Vida”. Ai gjithashtu pohoi se futbollisti dhe këngëtarja kanë pasur një “marrëdhënie të hapur” vitet e fundit.

“Marrëveshja e tyre ishte ‘ti bëj çfarë të duash dhe unë do të bëj çfarë të dua por të paraqitemi si çift para publikut”, shtoi Jose Antonio Aviles, duke pretenduar sërish se ka folur me burime pranë Pique.

Kujtojmë që Shakira dhe Pique kanë dy djem nga lidhja e tyre 12-vjeçare, Milanin 10 vjeç dhe me Sashwn 7 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF