KreuCelebrity

3 gjërat që Sara Hoxhës nuk i pëlqejnë te Ledion Liço!

Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ku gjatë bisedës ka treguar tre gjëra që nuk i pëlqejnë te bashkëshorti i saj Ledion Liço.

 “Gjëja e parë që nuk më pëlqen është kjo, që i thotë gjërat që nuk i pëlqejnë tek unë. E ka filtrin shumë më të largët se timin. Nuk ka filtra fare. Gjëja e dytë është një binjak i luhatur, unë sikur merrem me dy njerëz njëkohësisht. Njëherë thotë më pëlqen këtu, pastaj thotë jo”, tha Sara.

Teksa u pyet nga Donaldi se a i ka vendosur emër binjakut tjetër, Sara Hoxha tha,I kanë vendosur shokët e tij, Liu dhe Diu. Diu është ky negativi. Unë rri më shumë me Liun, kur del Diu iki unë. Diu është ai njeriu që bën “uf buf” për çdo gjë”.

Ndërkohë për gjenë e tretë që nuk i pëlqen tha, “Ledioni është shumë kërkues ndaj meje Ai ka një ide për mua se si unë mund të jem për potencialin tim. Ai më blen libra për të lexuar kur ikim me pushime, ndërsa unë nuk i lexoj. Ai fillon ‘përse rri në telefon’, sepse ai lexon për vete. Më thotë sa mirë lexoje atëherë kur u lidhëm”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF