KreuCelebrity

Pëson paralizë në fytyrë, Justin Bieber zbulon nga se vuan!

Këngëtari Justin Bieber ka anuluar shfaqjet për këtë javë pasi ka zbuluar se po vuan nga paraliza e fytyrës.

 

28-vjeçari tha në një video në Instagram se gjendja është për shkak të një diagnoze të sindromës Ramsay Hunt. “Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime… Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime”, tha ai.

Sindroma Ramsay Hunt është kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë veshëve, sipas ekspertëve mjekësorë.

Bieber njoftoi se tre shfaqjet e kësaj jave do të shtyheshin. Ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm dhe për shfaqjet e tij të ardhshme tha se ai “fizikisht, padyshim, nuk është i aftë t’i bëjë ato”.

“Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu. Shpresoj që ju të kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë”, tha Bieber

Më tej ai shtoi se ka bërë ushtrime të fytyrës për t’u “rikthyer në normalitet”, por se nuk e di se sa kohë do të duhet për t’u rikuperuar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF