KreuCelebrity

U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër Eni Çobani: Do jetoj sa ma ka shkruar fati!

Juristja e njohur Eni Çobani është përballur së fundmi me një lajm të pakëndshëm, ku disa media sociale raportuan se ajo ka ndërruar jetë.

Ka qenë Ardit Gjebrea që e ka pyetur juristen në lidhje me lajmin që qarkulloi për të, teksa po realizonin rubrikën e “Shihemi në gjyq” këtë të diel.

“Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë që më kanë shkruar dhe që më kanë pyetur. Siç e shikoni, jam mirë me shëndet. U them të gjithëve që Eni Çobani është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë. Do jetoj sa ma ka shkruar fati dhe Zoti dhe çfarëdo të thoni nuk e shkëpusni dot jetën time”, tha ajo.

Më tej, Eni shtoi se është në dijeni se cila faqe e ka shpërndarë lajmin, madje i ka kërkuar që lajmi të hiqet dhe ende nuk është hequr, “Kam kërkuar që lajmi të hiqet, por ende nuk është hequr. Ma merr mendja se e di kush e ka publikuar, por s’po them emra publikisht. Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës”.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF