Will Smith thuhet se është gati t’i rikthehet aktrimit pas incidentit në “Oscars” me komedianin Chris Rock.
Megjithëse atij iu ndalua pjesëmarrja në ngjarjet e Akademisë për 10 vjet, aktori do të mirëpritet në ekranin e madh me filmin “I Am Legend 2”.
Vazhdimi i filmit të parë të Will është gati për t’u prodhuar nga “Westbrook Studios” dhe do ta shohë atë të ripërsërisë rolin e tij si shkencëtari Robert Neville ndërsa vazhdon të kërkojë një kurë për zombit në botën post-apokaliptike.
“Skenari është duke u shkruar dhe koncepti duhet të nënshkruhet nga ‘Warner Brothers’, por nuk ka pasur asnjë indikacion që Will është jashtë projektit”, tha një burim për “The Sun”.
Realiteti është se ai do të rikthehet në një moment dhe thjesht do të varet se cila studio do të jetë ajo që do t’i japë një mundësi. “Ndjenjat negative nga publiku në lidhje me karrierën e tij sigurisht që janë ulur javët e fundit pasi bota ka ecur përpara falë historive si gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard”, shtoi ai.



















