Pak ditë më parë Justin Bieber njoftoi ndjekësit se vuan nga sindroma ‘Ramsay Hunt’, e cila e ka detyruar të anulojë një sërë koncertesh.
Kjo sindromë i shkakton atij paralizë faciale, pra ai nuk mundet të lëvizë gjysmën e fytyrës.
Ai tha në video se virusi i ka prekur nervat e veshit dhe të fytyrës, ndaj i është shkaktuar paralizë. Këngëtari shihet në video teksa përpiqet të pulisë apo të shkelë syrin, të qeshë, por nuk mundet. Por kjo video përveç që i ka sjellë Bieber mbështetje dhe dashuri nga fansat, ka krijuar dhe teori konspirative që paraliza e fytyrës është shkaktuar nga vaksinimi kundër COVID.
Disa njerëz në rrjet duke iu referuar një artikulli shkencor nga Hong Kong ‘sindroma Ramsay Hunt’ vjen pas vaksinimit kundër COVID-19″, por në këtë raport është identifikuar vetëm një rast të cilit iu zhvillua sindroma dy ditë pasi u vaksinua kundër COVID.
Ndërkohë epidemiologia Katherine e ka mohuar këtë lidhje, duke thënë se nuk është e vërtetë sepse vaksinat mbrojnë.



















