KreuCelebrity

Tentoi të ndalonte dasmën, merret vendimi për ish-bashkëshortin e Britney Spears!

Ylli i muzikës pop Britney Spears u martua me një dasmë madhështore pak ditë më parë. Një moment incident ndodhi gjatë dasmës, ku ish-bashkëshorti Jason Alexander tentoi shkatërroi ditën e saj më të bukur.

Së fundmi TMZ raporton se Alexander nuk mund të kontaktojë ose shqetësojë këngëtaren për të paktën 3 vitet e ardhshme. Një gjykatës ka lëshur një urdhër ndalimi kundër ish-bashkëshortit të Britney.

Gjykatësi shtoi një akuzë për ndjekje penale në rastin e Alexander dhe vendosi se ai duhet të paguajë 100 000 dollarë për lirimin me kusht. Ai gjithashtu do të duhet të dorëzojë çdo armë zjarri që ka në posedim.

Alexander është urdhëruar të qëndrojë të paktën 100 metra larg Spears, burrit të saj dhe banesës së tyre. Sipas një kopje të TRO-së të siguruar nga Page Six, ai ka “shkelur vazhdimisht” pronën e ikonës së popit. Ndërkaq, siç pritej, prindërit dhe motra e Spears, Jamie Lynn nuk ishin të ftuar në dasmë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF