KreuCelebrity

Blero Muharremi flet për herë të parë rreth ndarjes nga Afrona Dikës!

Lajmet për ndarjen e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës kanë qenë në qëndër të mediave sociale javët e fundit.

Së fundmi këngëtari i ftuar në “Shqipëria Live” u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga Instagrami deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

“Unë Instagramin tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse s’kam interes”, tha këngëtari.

Kjo deklaratë e Bleros vjen një ditë pasi u vu re se ai dhe Afrona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF