KreuCelebrity

FOTO/ Policia bllokon makinën luksoze të Dua Lipës!

Ylli britanik Dua Lipa është kthyer në Londër pas turneut të saj “Future Nostalgia”, mirëpo është përballur me një problem.

Mediat e huaja raportojnë se policia britanike ka bllokuar makinën luksozë të saj, Jaguar F-Type që kushton 55 000 paund.

Nuk dihet se pse makina është bllokuar por nga fotot që kanë publikuar mediat vendase, shihet makina e yllit me famë botërore që ka një “Wheel clamp” te pjesa e rrotave. Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit.

Siç raporton ‘Daily Mail’, automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj dhe është e lehtë për policinë të dallojë automjetet e pasiguruara duke përdorur bazën e të dhënave të tyre. Një tjetër arsye mund të jetë gjithashtu dhe parkimi i gabuar. Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF