KreuCelebrity

Amber Heard thotë se e do ende Johnny Depp!

Amber Heard ka pranuar se vazhdon ta dojë ende ish-bashkshortin e saj, Johnny Depp pavarësisht gjithçkaje. Këtë deklaratë aktorja e bëri gjatë një interviste ekskluzive për NBC Neës, ku foli gjatë për gjithë çfarë ndodhi në gjyqin e famshëm me ish-partnerin e saj.

E pyetur nëse ajo ende e do Depp-in, Heard tha: “Po. Absolutisht. Absolutisht. E dashuroj atë. Unë e doja atë me gjithë zemër dhe u përpoqa të bëja më të mirën që mundja për ta bërë marrëdhënien tonë të thyer të funksiononte. Dhe nuk munda”, tha ajo.

Teksa m tej shtoi, “Nuk kam ndjesi negative apo qëllime të këqija ndaj tij. E kuptoj që kjo mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose shumë e lehtë nëse ndonjëherë keni dashuruar dikë”.

Kujtojmë që Heard bëri kërkesë për divorc në maj 2016 dhe paraqiti një urdhër ndalimi, duke e akuzuar aktorin për abuzim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF