Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë të mërkurën bëri thirrje për veprim urgjent nga autoritetet dhe grupet qytetare për të kontrolluar rastet e lisë së majmunëve në rritje të shpejtë pasi përbën një rrezik real për shëndetin publik.
OBSH-ja ka deklaruar se Europa mbetet epiqendra e shpërthimit global të lisë së majmunëve. 25 vende kanë raportuar më shumë se 1500 raste të cilat përbëjnë 85% të totalit në të gjithë botën.
“Përmasat e këtij shpërthimi përbëjnë një rrezik real, sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe aq më e fortë do të bëhet baza e sëmundjes në vendet jo-endemike,” tha drejtori rajonal për Europën, Hans Kluge.
Bëhet me dije se 110 mijë doza do të jenë në dispozicion të qeverive që duan të vaksinojnë kategoritë më të rrezikuara nga infektimi, ose ata persona që janë infektuar tashmë.



















