Ermal dhe Ariana Fejzullahu kanë shprehur dëshirën për një fëmijë të pestë, dhe mesa duket ka ardhur momenti.
Shkak i aludimeve është bërë një foto e publikuar nga blogerja në Instagram, ku ajo shfaqet me pizhama para pasqyrës dhe barku i duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet, teksa e gjitha mund të lidhet me këndin e fotos, pasi ajo shfaqet me barkun e tonifikuar dhe duke bërë palestër gjë që e hedh poshtë këtë teori.
Vetë çifti nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, ndaj na mbetet të presim për të parë nëse ata do të konfirmojnë lajmin e bukur.
Këngëtari dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana.