Dy të rinj janë gjetur të pajetë brenda makinës që ishte fundosur në rezervuarin e Çekrezës.
Mësohet se viktimat janë Erion Muço, 22-vjeç dhe Dorina Gjokgjonaj, 20-vjeçe.
Makina e fundosur në periferi të Tiranës u vu re nga roja i rezervuarit i cili njoftoi menjëherë policinë.
Polumbarët e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin pak çaste më parë trupat e pajetë të dy të rinjve, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Tiranës, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.