Janë të shumta rastet kur dy dukeshat e familjes mbretërore angleze, Kate Middelton dhe Meghan Markle përpiqen të rikrijojnë stilin plot elegancë dhe hijeshi të princeshës së ndjerë Diana.
Kështu ka ndodhur dhe këtë herë, kur dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton u bë kryefjalë e së premtes, teksa mori pjesë në garën e kuajve Royal Ascot.
Ajo veshi një fustan me pika të bardha, identik si ai që princesha ka veshur më parë.
Kate e kombinoi fustanin me pika me një kapele ngjyrë kafe të zbukuruar me lule të bardha dhe një palë vathë me perla. Princesha Diana e kishte veshur një fustan të ngjashëm për të marrë pjesë në Royal Ascot në vitin 1988.