KreuCelebrity

Shakira hakmerret ndaj Piques!

Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre po zhvillohet një “luftë e ftohtë”.

Raportet në mediat e huaja tregojnë se urrejtja e Shakira-s është aq e madhe, sa ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.

Edhe pse lajmet për raste kur edhe pas ndarjes, dikush preferon të ruajë marrëdhënie normale me prindërit e ish-it, nuk mungojnë, Shakira duket se nuk bën pjesë aspak në këtë kategori.

Një gazetare spanjolle që po analizonte vendimin ekstrem të yllit të muzikës, i doli në krah duke thënë se nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh, imagjinoni pak si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF