KreuCelebrity

A do të jetë Chris Rock dhe Dwayne Johnson prezantues të çmimeve “Emmys”?

Pas ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”  të këtij viti, nuk duhet që t’ju duket befasi që “Emmys” të kenë disa probleme për të përzgjedhur një prezantues gjithashtu.

Deadline raporton se organizatorët e “Emmy Awards” kanë kontaktuar me aktorët e njohur Chris Rock dhe Dëayne Johnson  për të organizuar eventin e këtij viti.

Rock, i cili ka qenë kryefjala gjatë muajve të fundit për shkak të shuplakës nga Will Smith, thuhet se ka refuzuar ofertën. Sipas Deadline, duket se nuk ka gjasa që Johnson të pranojë gjithashtu.

Të dy, Rock dhe Johnson ishin të denjë si prezantues të mundshëm të “Emmys” për NBC, duke pasur parasysh lidhjet e tyre me transmetuesin. Kujtojmë gjithashtu se karriera televizive e Rock  filloi në “Saturday Night Live”.

Ceremonia e “Emmys” e vitit të kaluar u transmetua në CBS dhe u drejtua nga Cedric the Entertainer. Producentët e evenimentit, Done+Dusted në bashkëpunim me Hudlin Entertainment të Reginald Hudlin thuhet se po kërkojnë talente të nivelit të lartë. Edicioni i 74-të i shfaqjes së çmimeve do të mbahet më 12 shtator.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF