Dy aktorët e njohur, Lauren Graham dhe Peter Krause janë ndarë pas më shumë se 10 vitesh së bashku.
Burime pranë “People” konfirmuan se çifti janë ndarë në heshtje. Graham, 55 vjeç nga “Gilmore Girls” dhe Krause, ish-ylli i “Six Feet Under”, 56 vjeçe, u takuan në vitin 1995.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk u bë romantike deri kur luajtën si vëllezër e motra Adam dhe Sarah Braverman në Parenthood nga 2010 deri në 2015.
Edhe pse preferuan ta mbanin lidhjen e tyre larg syrit të publikut, të dy nuk kanë ngurruar të flasin për njëri-tjetrin gjatë intervistave dhe paraqitjeve në ‘talk show’.
Dyshja bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq në nëntor 2010, menjëherë pasi dolën publikisht me romancën e tyre, ndërsa morën pjesë në eventin e 34-të të darkës vjetore të ‘Saban Free Clinic’ në hotelin The Beverly Hilton.


Horoskopi ditor, e hënë 20 qershor 2022









Shakira hakmerret ndaj Piques!






Beyonce rikthehet pas 6 vitesh!


