Xhani Shqerra dhe programi, me autorësinë dhe drejtimin e tij, “BelMondo” do të rikthehet me sezonin e radhës pranë publikut shqiptar.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Xhani Shqerra me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Ndryshe nga sezonet e mëparshme tashmë programin “BelMondo” do ta shohim në televizionin Klan. “BelMondo” nga kjo e shtunë, orë 16:05 në RTV Klan”, ka shkruar moderatori i njohur përkrah një video me pamje të bukura nga resortet e bukura të Turqisë.
Ky program mundësohet nga “Globus Travel”, dhe mesa kuptojmë vendet dhe pamjet e “BelMondo” do të jenë sugjerimet fantastike për këtë verë që do t’i bëjë pasditet e çdo teleshikuesi edhe më të bukura.









Celebrity
Ed Sheeran shënon rekordin e radhës!

Celebrity
Papa Françesku drejt dorëheqjes?!





Celebrity
Horoskopi ditor, e hënë 20 qershor 2022




