Shumë faqe interneti kanë ndaluar së punuari siç duhet për shkak të një ndërprerjeje të madhe të internetit në të gjithë botën.
Ky problem u ndje edhe Shqipëri, ku shumë nga faqet online patën një ndërprerje të punës për gati 50 minuta.
Problemet dukej se ishin rezultat i një ngërçi në Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të webit.
Njerëzit që vizituan sajtet panë mesazhe ku shkruhej error 500, në vend të faqeve të zakonshme.
Menjëherë pas njoftimit të problemit, Cloudflare tha se kishte gjetur burimin e problemit dhe po zbatonte një rregullim, ndërsa po “monitoronte” për çdo çështje të mëtejshme.







Celebrity
Ed Sheeran shënon rekordin e radhës!

Celebrity
Papa Françesku drejt dorëheqjes?!





Celebrity
Horoskopi ditor, e hënë 20 qershor 2022






