KreuCelebrity

E fejuara e yllit të X Factor vdes në ditën e tyre të dasmës!

Këngëtari i njohur Tom Mann ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat e tij.

Me anw tw një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ylli i X- Factor ka bërë me dije se e fejuara e tij Danielle Hampson ka ndërruar jetë në ditën e dasmës së tyre.

28-vjeçari ndau homazhet të hënën, teksa zbuloi se partnerja e tij, njëkohësisht nëna e djalit të tij 8-muajsh ndërroi jetë në ditën e ceremonisë së martesës.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani, mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime, vdiq në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me thyerje zemre”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF