Ftesën për të prezantuar Sanremon, Chiara Ferragni e ka marrë kohë më parë por ajo e kishte refuzuar një gjë të tillë.
Mesa duket tashmë blogerja ka ndryshuar mendim dhe i ka thënë “Po” ftesës së radhës. Mësohet se Ferragni do të bashkëprezantojë krah Amadeus mbrëmjen e parë dhe të fundit të Festivalit të 73-të të Sanremos.
“Chiara Ferragni do të hapë dhe mbyllë festivalin, mbrëmjen e së martës 7 dhe së shtunës 11 shkurt 2023”, tha Amadeus.
Chiara Ferragni e falënderoi Amadeusin edhe me anë të një postimi në Instagram, “Faleminderit Amadeus që më deshe pranë teje për të hapur dhe mbyllur Sanremo 2023”.










Celebrity
Ed Sheeran shënon rekordin e radhës!

Celebrity
Papa Françesku drejt dorëheqjes?!





Celebrity
Horoskopi ditor, e hënë 20 qershor 2022



