Pique ishte së fundi në Suedi, ku gjatë një feste me VIP-a, ndodhi një incident mes tij e një fansi. Katrin Zytomierska, e cila është një blogere e njohur në vend, futbollisti refuzoi të përshëndetes djalin e saj që është fans i tij, dhe ajo, në shenjë hakmarrjeje, potoi një foto ku ai shihet në krah të një vajze më të re bjonde. Sigurisht, menjëherë u mendua se kjo është vajza që u bë shkak për ndarjen e tij nga Shakira dhe disa përdoruesve ajo nuk iu duk aq e bukur sa c`e mendonin!
“Unë e pyeta nëse ai mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit tim dhe ai tha ‘jo’. Pak e habitur e pyeta përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Ai nuk ishte i pasjellshëm, por ishte pak arrogant. Mendoj se për shkak se është një futbollist shumë i njohur… por nuk e kisha takuar deri atëherë. Më pas e bëra foton për ta postuar në Instagramin tim”, tha blogerja.
Shakira e përjetoi shumë keq lajmin e tradhëtisë së tij; urrejtja e saj shkoi deri aty sat ë ndajë me mur vilën ku jeton në mënyrë që të mos ketë asnjë kontakt me ish-partnerin dhe prindërit e tij. Pas ndarjes, popullariteti i Piques ka rënë ndjeshëm, e thuhet se mbrojtesi i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram.














Ed Sheeran shënon rekordin e radhës!

Papa Françesku drejt dorëheqjes?!




