Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë një nga çiftet më të pëlqyer në mbarë botën.
Ata së fundmi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, duke u përpjekur që fëmijëve Cristiano Jr, Eva, Mateo, Alana Martina dhe Bella Esmeralda t’u dhurojnë të paharrueshme.
E në këto ditë të bukura Georgina ka kujtuar djalin që humbën gjatë një muzgu me një foto të qiellit. Ajo e ka shoqëruar fotografinë me një emoji zemre dhe një engjëll të vogël.
Në imazhin që ajo ka zgjedhur për këtë homazh, shohim se si rrezet e diellit depërtojnë ndërsa qielli është i mbuluar me re. Pa dyshim, një shenjë se i vogli i tyre është gjithmonë me ta.
Kujtojmë që edhe futbollisti i ka kushtuar bebushit shumë nga golat që ka shënuar edhe me Kombëtaren e Portugalisë.



















