Regjisorja e njohur Vjosa Berisha është ndarë nga jeta këtë të mërkurë.
Vjosa Berisha prej disa kohësh po përballej me sëmundjen e kancerit, dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshorti i regjisores së njohur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram,
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi“, ka shkruar Fatos Berisha.



















