Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë qenë në qendër të mediave sociale pasi po përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshimet u shtuan edhe më tej nga komenti që Beatrix Ramosaj bëri në postimin e moderatores, “He rrusha, DJ Dagz, Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”.
Së fundmi ka ardhur dhe një përgjigje nga moderatorja, që në të nënkuptojë se lajmi nuk është i vërtetë, “Hahahaha o jetaaaa kërkesë të vështirë na keni bërë. Avash avash se ka punë punaa”.
Kujtojmë që Einxhel Shkira dhe Dj Dagz nisën romancën gjatë kohës që ishin brenda “Big Brother VIP”, dhe mesa duket çdo gjë po shkon më së miri dhe jashtë saj.



















