Një postim që Fifi bëri së fundmi për partnerin e saj, Adis Patushi, ku mes të tjerash shprehej, “më fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, solli reagimin e Zhaklin Lekatarit.
Me anë të një video ne rrjetin e saj social Lekatari tha se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i saj.
“Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla”, u shpreh ajo.
Ndërkohë sapo ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila ka zgjedhur t’i përgjigjet me një thënie, që dukshëmi drejtohet Lekatarit. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti”, thuhet në postim.



















