Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj Aleksander Varfaj dhe partnerja e tij Marisa Preza i kanë dhënë fund beqarisë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Marisa me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“E gëzofshim njëri-tjetrin BURRI IM. 22.06.2022. Të martuar..”, ka shkuar ajo, ndërkohë që po të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe Varfaj, me mbishkim datën e shënuar.
Kujtojmë që lidhja e re e Aleksandër Varfaj u bë publike pak para se Rudina Dembacaj të kurorëzonte në martesë romancën me Mark Frrokun.
Mësohet se Marisa është pjesë e stafit të televizionit Klan, ku aktualisht punon edhe Rudina Dembacaj.
https://www.instagram.com/p/CfKTQkGNY4i/?igshid=YmMyMTA2M2Y=



















