KreuCelebrity

“Pa kontrolle në kufi”, nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë!

Fundjava dhe lëvizja pa pengesa në pikat e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ka shtuar fluksin e mjeteve dhe të shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar.

Në Morinë, fluksi i madh ka qenë që në orët e hershme të mëngjesit e vazhdon ende. Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës.

Kjo gjë pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF