KreuCelebrity

Aksidenti me 2 viktima në Berat, eksperti: Shpejtësia normale, barriera jashtë standardeve!

Një aksident tragjik ndodhi këtë të hënë në qytetin e Beratit, ku një makinë ra në lumin Osum e për pasojë humbën jetën 25-vjeçarja së bashku me djalin e saj 6-vjeçar.

 

Shkak i këtij ngjarje të rëndë dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i 25-vjeçares, i cili rezultoi fatal për të dhe djalin e saj.

Së fundmi në “Wake Up” ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, i cili ka vlerësuar se shpejtësia e mjetit që ra dje ishte normale, por i gjithë problemi qëndron te cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

Ai shtoi se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnim vetëm për dëme materiale, jo për dy të vdekur. Ai tha se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike. Kjo është për konceptin tim. Rrugët janë të pasigurta, për sa kohë ka njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF