Deri në vitin 2100, indeksi (treguesi) brutal i nxehtësisë mund të zgjasë për pjesën më të madhe të verës, në vende si juglindja e SHBA-së, tha autori i studimit.
Dhe, është shumë më keq për vendet tropikale, sipas REL. Studimi del ne perfundimin se një indeks i nxehtësisë i konsideruar “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, i cili si ndjesi kalon 124 gradë (51 gradë celsius) – diçka që tani ndodh rrallë – deri në fund të shekullit mund të godasë një brez tropikal, që përfshin Indinë, nga një deri në katër javë brenda vitit.



















