Nis romancë të re, Blero ndan foto duke u puthur me partneren!

Këngëtari i njohur Blero Muharremi, pas lajmeve të shumta që qarkulluan për të dhe bashkëshorten Afrona Dika, vendosi që ta konfirmonte ndarjen me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. E mesa duket ai tashmë e ka lënë pas historinë me Afronën dhe po shijon një romancë të re.

Aludojnë për romancwn e re nisën pasi ai ndau disa ditë më parë me ndjekësit e tij një fotografi ku shfaqej krah një vajze misterioze me flokë bionde, ndërkohë që së fundmi këngëtari ka publikuar një tjetër imazh ku ata shfaqen shumë afër njëri-tjetrit, çka krijohet ideja se janë duke u puthur.

Mediat kosovare po raportojnë se vajza në foto është e dashura e re e artistit dhe zbulojnë se është shqiptare që jeton në Gjermani dhe se nuk është personazh publik.

Kujtojmë që Blero në statusin e tij ku konfirmoi ndarjen shkroi, “Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, ka shkruar Blero ndër të tjera.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article