Nicole Kidman do të nderohet me një çmim për arritje të jetës nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI). Aktorja fituese e Oscarit do të vlerësohet me çmimin e 49-të, “AFI Life Achievement Aëard” nderimi më i lartë për një karrierë në kinematografi. Ajo është aktorja e parë australiane që merr çmimin dhe i bashkohet një listës së yjeve, duke përfshirë Meryl Streep, Tom Hanks dhe Robert De Niro.
Kidman do t’i jepet çmimi në një ceremoni Gala në Teatrin Dolby në Los Angelos më 10 qershor të vitit të ardhshëm. “Nicole Kidman ka magjepsur audiencën për dekada me guximin e artit të saj dhe sharmin e një ikone të ekranit”, tha Kathleen Kennedy, kryetare e Bordit të Administrimit të AFI, teksa më tej vijoi, “Ajo është një forcë sa e guximshme në zgjedhjet e saj aq edhe në çdo performancë. AFI është e nderuar t’i dhurojë asaj çmimin e 49-të të AFI Life Achievement Award”.
Kidman është nominuar për çmimet e Akademisë pesë herë, duke fituar Oscarin për aktoren më të mirë në vitin 2003 për interpretimin e saj në “The Hours”. Ajo ka fituar një çmim Bafta, dy Emmy dhe gjashtë Golden Globes dhe në vitin 2017 u nderua me çmimin e 70-vjetorit në Festivalin e Filmit në Kanë, duke u bërë një nga vetëm tetë personat që kanë marrë ndonjëherë këtë çmim.
Përveç karrierës së saj të shquar të aktrimit, Kidman ka shërbyer si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për UN Ëomen për gati dy dekada dhe, së bashku me bashkëshortin e saj, Keith Urban, ka ndihmuar në mbledhjen e milionave gjatë viteve për Programin e Stanfordit për Kancerin e Grave.



















