KreuBusull

Ish-konkurrentja e “Love Story” vjen me një projekt muzikor! Zbulohen detaje!

Ish-konkurrentja e “Love Story 2” Sellma Bakalli së shpejti do të vijë pranë publikut me një projekt të ri muzikor. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë bukuroshja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka publikuar një video ku dëgjohet një pjesë e këngës, duke zbuluar në këtë mënyrë se projekti i saj muzikor do të jetë një baladë.

“Projekti im i ri ‘Më mungon’ së shpejti”, ka shkruar krah postimit Sellma duke zbuluar gjithashtu edhe titullin e këngës. Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky projekt i ri i Selmës, e cila më herët ka marrë pjesë në “Jehó 2020” me këngën “Dashni”, një këngë mëse e pëlqyer nga fansat e saj.

Sellma gjatë pjesëmarrjes së saj në programin e dashurisë ka spikatur për karakterin e saj. Ajo ka qenë një nga vajzat që arriti ta rrëmbejë vëmendjen e publikut edhe pse nuk arriti të gjejë dashurinë në një program televiziv.

Kujtojmë që një moment shumë emocionues në program ka qenë kur Jonny zhvilloi takimin e fundit në “Love Story” me Sellmën. Shumë të emocionuar të dy u prekën dhe me lot në sy i premtuan njëri-tjetrit se do të jenë pranë si dy miq të vërtetë. “Mendoja që do të përfundonim bashkë, por rrugëtimi jonë përfundoi këtu. Unë jam mirënjohëse që kam njohur një mik shumë të mirë këtu në Love Story. Unë për ty do jem ajo Sellma që ke njohur para programit dhe pas kamerave”, tha Sellma, ndërkohë Jonny shtoi, “Do të kem gjithmonë xhan. Kur të më kesh nevojë do të jem aty”.

A post shared by ? ? ? ? ? ♪ (@sellma.bakalli)

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF