Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri prej disa javësh i është bashkuar spektaklit të kërcimit “Dance Albania” në televizionin Klan. Gjatë këtij rrugëtimi këngëtarja ka ndarë me publikun edhe copëza nga jeta e saj private për të cilin kemi jo pak kuriozitet.
Gjatë spektaklit të kësaj të hëne ajo ka rrëfyer hapat e para të historinë e saj të bukur të dashurisë, “Diferenca, gjykimi, edukata si unë jam rritur, ëndrrat e mia. Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë dhe kishte thënë: kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë. Pas shumë përpjekjeve thashë pse mos ta takoj dhe kisha një situatë delikatë që kisha nevojë për një avokat.
Dolën thashetheme nëpër lajme se u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe që më ndejti mbrapa dhe e dinte të vërtetën ishte burri im. Në një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij dhe tha Adelina ne jemi shokë, ti po me tregon gjithçka dhe unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do të mbaroje. Gjithë zyra ime do të jetë prapa teje për çdo problem që do kesh por kontakti ynë do të ndërpritet.
Unë e mendova këtë shumë lehtë dhe thashë në rregull por pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri. Pas 10 ditësh unë e pashë që isha shumë keq. Për herë të parë ndjeva që jam dashuruar, pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja, isha si e sëmurë, më rrinin duart e ftohta njësoj si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban”. Kujtojmë që bashkëshorti i saj shpesh herë është parë në mesin e publikut që ndjek spektaklin në teatrin e TV Klan për të mbështetur këngëtaren.