Formati “Big Brother VIP Kosova” do të fillojë më 5 dhjetor, dhe kërshëria për banorët që do të jenë pjesë e shtëpisë sa vjen dhe shtohet. E teksa aludimet kanë nisur burime pranë Indeksonline bëjnë të ditur se ish-Miss Kosova, Juliana Nura, e cila ka qenë në kopertinën e revistës Bordo (print), do të jetë banore në “Big Brother Kosova”.
Juliana Nura, rritur në Finlandë, tashmë prej vitesh është zhvendosur në Londër, ku ka krijuar platformën “Body, Mind and Soul”, e cila u vjen në ndihmë vajzave dhe grave që synojnë të kenë një jetë të shëndetshme. “’Body, Mind and Soul’, në sytë e mi ka më shumë vlerë se të punoja si një mjeke në një spital ku do të merresha me problemet shëndetësore. Ajo çfarë bëj tani është t’i parandaloj problemet e shëndetit dhe mendjes me fitness”, është shprehur Juliana Nura për revistën Bordo.
Banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP” Kosova do të qëndrojnë 100 ditë brenda shtëpisë dhe do të garojnë për çmimin e madh 200 mijë euro. Më herët është zbuluar se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në panelin e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Shota Baraliu. Ndërkohë është zbuluar se në Elita Rudi do të prezantojë programin ku do të diskutohet gjithçka që ndodh në Big Brother.
Kujtojmë që janë të shumtë banorët që janë aluduar në media se do të jenë pjesë e shtëpisë së BBV Kosova janë reperi Getinjo, këngëtari Art Abazi, këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi, etj.



















