KreuBusull

Anulohen shitjet e biletave të koncertit të Taylor Swift!

Biletat për të parë Taylor Sëift live në koncert u shitën kaq shpejt, publiku i gjerë as që pati një shans për të blerë.Ticketmaster, kompania që shet biletat për turneun e këngëtares në SHBA, anuloi shitjen publike, duke përmendur “kërkesat jashtëzakonisht të larta për sistemet e biletave dhe inventarin e pamjaftueshëm të biletave”.

Tashmë ka shitur mbi dy milionë bileta për grupe të përzgjedhura. Kompania është kritikuar pasi kërkesa rrëzoi faqen e saj të internetit. “U afrova kaq shumë, provova deri në 3-4 herë dhe nuk arrita”, tha një nga fanset që kishte fituar një llotari për t’u bashkuar me para-shitjen.

Ajo kaloi orë të tëra të martën në një radhë virtuale, pas mijëra njerëzve të tjerë, duke u përpjekur të shënonte vende për vajzën e saj 11-vjeçare dhe miqtë, por website u rrëzua vazhdimisht dhe përfundimisht e ktheu atë me duar bosh. “Përvoja ishte vërtet zhgënjyese”, tha një 41-vjeçar, i cili jeton në New Jersey.

Kompania tha se më shumë se 3.5 milionë Sëifties, siç njihen ndjekësit e saj, u regjistruan paraprakisht si “tifozë të verifikuar” me shpresën për të marrë biletat për turneun e saj në 52 qytete në SHBA në para-shitje.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF