KreuBusull

Ilda Bejleri flet për herë të parë për partnerin misterioz!

Teksa foli për të parën për mëmësinë, Ilda Bjeleri, edhe pse shumë e kursyer në detaje në raport me partnerin (qe thuhet te jete nje biznesmen), bëri një rrëfim i cili dicka-dicka, e nxorri ne pah nga marrëdhënia e tyre. Moderatorja tha se ata nuk nuk flenë më në një dhomë tani që ka ardhur në jetë vajza. Përse të rrijnë dy pa gjumë kur mund të rrijë vetëm njëri?

“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, ajo është pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”, –u shpreh moderatorja.

Ilda u bë nënë për herë të parë në gusht të këtij viti.

“Bëra shtatë-tetë teste për t’u siguria që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje.

Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj veten jetën pa ty. Vajzat  gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale mendoj unë, për të gjithë familjen”,-ka rrëfyer ajo.

 

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF