Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Barker janë të njohur për mënyrën e tyre të veçantë se si puthen në publik. Në episodin e ri të “The Kardashians” të së enjtes, motra më e madhe, 43 vjeçe, përgatitet për debutimin e saj në Met Gala së bashku me Barker, 47 vjeç, ndërkohë që ka zbuluar arsyen pse ajo dhe partneri i saj puthen me gjuhë.
“Unë nuk dua ta bëj me buzëkuq dhe nuk dua të prish buzëkuqin tim, por gjithashtu nuk duam të mos puthemi, kështu që puthemi me gjuhë”, tha Kardashian. “Kjo është arsyeja pse ne puthemi në atë mënyrë”. Çifti, i cili u martua legalisht në Santa Barbara në maj të këtij viti dhe më vonë organizoi një ceremoni luksoze në Itali.
Ata mbërritën në Met Gala 2022 me veshje të ngjashme dhe në një deklaratë për shtyp në atë kohë, stilistja konfirmoi se pamja e Kardashian ishte krijuar duke u përshtatur me vjeshjen e Travis Barker. “Më pëlqen se si isha versioni i dekonstruktuar i pamjes së tij të lëmuar në mënyrë perfekte. I kisha të gjitha elementet e pamjes së tij të mbështjellë mbi mua”, tha Kardashian në Instagram pas eventit, i cila u mbajt vetëm disa ditë para dasmës së tyre.
Ndërkohë, çifti sapo ka blerë një shtëpi plazhi në Santa Barbara për 14.5 milionë dollarë. Kourtney dhe Travis, 47 blenë shtëpinë spektakolare të plazhit nga ylli televiziv Conan O’Brien. Sipas Us Weekly, prona ka 4 banja, një garazh me dy makina dhe madje edhe një ballkon të izoluar nga zëri. Çifti i dashuruar mund të shijojë edhe pamjet e oqeanit, ndërsa janë vetëm disa minuta larg plazhit.