KreuBusull

U dënua për ndërtim pa leje? Reagon Mimoza Ahmeti: Besoj se lajmi është fake!

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka reaguar për herë të parë për Gazetën Express për lajmin se është dënuar nga Prokuroria e Tiranës me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm. “Besoj se është fake”, tha Ahmeti për Gazetën Express. Poetja deklaroi se nuk është vënë në dijeni nga Prokuroria se ndaj saj ka një dënim të tillë.

Prononcimi i Mimoza Ahmetit për Gazetën Express

Pyetje: Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?

Mimoza Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.

Pyetje: A nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?

Mimoza Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…

Pyetje: Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…

Mimoza Ahmeti: Epo ç’a të të them… Nuk di gjë.

 

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF